Çdo faqe interneti e ndërtuar me WordPress përfshin një bazë të plotë funksionale dhe të optimizuar për biznesin tuaj:
- Strukturë dhe dizajn i përshtatur: Përzgjedhje dhe përshtatje e dizajnit sipas identitetit vizual të markës suaj.
- Shtojca thelbësore (plugins): Konfigurim profesional për sigurinë, shpejtësinë e ngarkimit, mbrojtjen nga spam-i dhe formularët e kontaktit me njoftime automatike.
- Optimizim për celular dhe tablet: Pamje e rregullt, lexim i qartë dhe lundrim i shpejtë në çdo madhësi ekrani.
- Konfigurim bazë SEO: Vendosje e titujve, meta përshkrimeve, hartës XML të faqes (sitemap) dhe indeksim në Google.
- Faqet kryesore: Faqja kryesore (Kreu) plus faqet standarde të brendshme (Rreth nesh, Shërbime, Portofol, Kontakt).
Funksionalitete shtesë si dyqan online (eCommerce me pagesa me kartë), faqe në disa gjuhë apo sisteme rezervimesh kuotohen veçmas sipas kërkesave specifike.